Agjencia kundër Korrupsionit nëpërmjet konferencës për media, publikoi sot raportin vjetor të punës për vitin 2020,
Në konferencën për media, drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli prezantoi aktivitetet e AKK-së, të realizuara përgjatë vitit 2020 lidhur me procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, hetimet në parandalimin dhe luftimin e Korrupsionit dhe informata mbi parandalimin dhe trajtimin e rasteve të konfliktit të interesit gjatë dhe pas ushtrimit të funksionit publik.
Në konferencën për media drejtori i AKK-së, z. Shaip Havolli prezantoi edhe informatat në lidhje me parandalimin e korrupsionit gjatë monitorimit të aktiviteteve në prokurimin publik zbatimin e ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve si dhe dërgimin e kallëzimeve penale në prokuroritë kompetente, përcjellja e kërkesave për fillimin e procedurës disiplinore për shkeljet e dyshuara administrative.
Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), gjatë vitit 2020 ka proceduar për hetim 331 raste, ndërsa që kanë dërguar në Prokurori 95 raste, ku 22 prej tyre kanë pasur aktgjykime dënuese.
Këto të dhëna i ka bërë të ditur drejtori i AKK-së, Shaip Havolli në konferencën për medie në të cilën ka prezantuar raportin vjetor të punës për vitin 2020.
Ai tha fushat në të cilat është fokusuar ky raport janë në fushën e hetimit, deklarimit të pasurisë, sinjalizimit dhe fusha tjera të hetuara nga kjo Agjenci.
Sa i përket hetimeve, janë proceduar 313 raste gjatë vitit 2020.
“Numri i kallximeve penale që janë dërguar në Prokurori janë 95, prej tyre 22 aktgjykime dënuese, 23 kërkesa për sinjalizim”, tha ai.
Ndërsa sa i përket deklarimit të pasurisë Drejtori tha që kanë pasur probleme si pasojë e pandemisë.
“Deklarimi i rregullt i pasurisë ka pauzuar një kohë për të vazhduar në mars, kjo si pasojë e pandemisë. Mund të themi që ka shënuar rritje dhe është 5761 numri i përgjigjëm i tyre që kanë deklaruar pasurinë”, tha Havolli.
Havolli bëri thirrje që të deklarohen zyrtarët për pasuri pasi afati është vetëm edhe dy ditë.
Sa i përket Bashkëpunimit ndërkombëtar Havolli tha që kanë arritur marrëveshje me Republikën e Bullgarisë përkatësisht komisionit kundër korrupsionit

