in

Sherifi: Ka pasur konflikt interesi dhe shkelje ligji nga doktorantët e Fakultetit të Mjekësisë dhe Ekonomisë

Senati i Universitetit të Prishtinës ka marrë vendim që kandidatët e doktoraturës në Fakultetet e Mjekësisë dhe Ekonomisë t’i nënshtrohen sërish një provimi pranues, të cilin vendim këta të fundit po e refuzojnë.

Prorektori për Shkencë në Universitetin e Prishtinës, Kurtesh Sherifi, ka thënë se është kërkuar ritestimi i kandidatëve për doktoraturë të këtyre dy fakulteteve për shkak të konfliktit të interesit dhe shkeljeve të rënda ligjore.

“Konkursi i doktoratës në Universitetin e Prishtinës është për një numër të kufizuar të kandidatëve të cilët mund të jenë potencialisht të pranuar në doktoratë në UP dhe kemi vetëm në disa programe. Numri më i madh i kandidatëve të cilat janë potencialë për t’u pranuar në Fakultetin Ekonomik dhe të Mjekësisë është fjala për 50 vende në Fakultetin Ekonomik në disa programe studimore dhe në Fakultetin e Mjekësisë gjithashtu në disa programe studimore. Nga 134 gjithsej 81 janë në këto dy fakultete dhe ne kemi përgatitur konkursin dhe kemi vazhduar me të gjitha procedurat të cilat janë në përputhshmëri me statutin e UP-së dhe rregulloren për studimet e doktoratës dhe fakultetet e organizojnë provimin pranues dhe përgatisin listat preliminare”.

“Kemi listat preliminare të kandidatëve, por kemi evidentuar dy probleme – njëri problem është për shkak të lidhjeve të kandidatëve që kanë fituar me personelin akademik të punësuar në ato dy fakultete – është fjala për fëmijë dhe familjarë të ngushtë të tyre. Kemi nxjerrë një pikë të veçantë ku kemi kërkuar nga njësitë akademike që të parandalohet konflikti i interesit dhe te respektohen deklaratat etike, pra të nënshkruhen të gjithë ata që përbëjnë konflikt interesi dhe të tërhiqen. Kemi kërkuar opinionin e Agjencionit Anti-Korrupsion dhe të Zyrës së Avokatit të Popullit për ta sqaruar këtë. Përfshirë këtë pjesën e parandalimit të konfliktit të interesit në këto dy fakultete janë vërejtur edhe lëshime të rënda ligjore që nuk janë zbatuar në përputhshmëri me Rregulloren e Studimeve të Doktoratës. Në Fakultetin Ekonomik ju kanë dërguar një njoftim ku ju kanë thënë se do t’iu njoftojmë personalisht për datën e provimit dhe më pas nuk i kanë njoftuar përmes e-mailit dhe disa prej kandidatëve nuk e kanë ditur datën dhe nuk kanë mundur të paraqiten”.

Kurteshi në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se këta kandidatë mbesin kandidatë potencialë duke shtuar se disa nga ta që janë në lista preliminare janë në kundërshtim me Rregulloren e Studimeve të Doktoratës.

“Ne si menaxhment konsiderojmë se duhet përsëritur provimi pranues duke parë që ai që është më i miri do të konfirmohet për doktoratë”.

Lini një Përgjigje

Balaj: Të arrestuarit nuk janë në marrëdhënie pune në Telekom tash e një vit

Agjencia kundër Korrupsionit publikoi raportin vjetor të punës për vitin 2020