Në librin e tij, Faveyrial na sjell dhe një korrespondencë mjaftinteresante të marrë nga gazeta “La Turquie” e 19 nëntorit të vitit 1870, ebotuar në Konstantinopojë, ku jepet një korrespondencë e Berlinit.
Është koha e luftës franko-prusiane, kur prusianët i janë afruarportave të Parisit. Një gjendje e rëndë ku luhet fati i vetë Francës. Midis tëtjerash, në këtë gazetë shkruhet: «Njoftohet mbërritja në Marseille e 200shqiptarëve, që me pushkët e tyre të gjata, vijnë të ndihmojnë Francën. Duketse kjo është veçse pararoja e shqiptarëve. I gjithë muhamedanizmi i udhëvekryesore bëhet gati të ndjekë detashmentin e parë.
Këta shqiptarë republikanë të pa parashikueshëm, të formuar nëzjarrin e luftës së Ali Pashës së Janinës dhe ndihmës të pashpresuar të z. Gambettame shokë, natyrisht u brohoritën dhe u pritën përzemërsisht, duke u mbuluar melule, kur ata zbritën në tokën franceze. Ndërkohë që ushtarët e vërtetë tëFrancës, «bazenët», «kurbertët», «lebëfët», e ndjejnë veten të përbuzur ngabashkëatdhetarët e tyre demokratë…»
Skena duhet të ketë qënë padyshim mjaft prekëse. Këta 200shqiptarë, me veshjet e tyre karakteristike dhe pushkët e gjata, edhe pse tëpakët në atë luftë, ishin një lloj frymëzimi.
Dhe Faveyrial shton: «Nisur nga kjo, devotshmëria e shqiptarëvepër Francën e pafat, meriton jo pak për tu bërë e njohur. Qoftë e thënë qëFranca të kujtohet ndonjë ditë për këtë!…»
Tekstet e shkruara nga Faveyrial si dhe letërkëmbimet e tij qëgjënden në arkivin e Misionit Lazarist në Paris, më dhanë mundësi të gjej ndërato dorëshkrime dhe një prej tyre që më befasoi për historinë që tregonte dheqë hidhte dritë mbi përpjekjet e shqiptarëve në mesin e shekullit të XIX, që tëislamizuar dikur me forcë kërkonin tashmë të riktheheshin përsëri në fenë eorigjinës: kristianizmin.
Kjo ishte tragjedia e tri fshatrave të veriut shqiptar, (zonaMbishkodrës, drejt Gilan-it, një fshat shqiptar, tashmë i mbetur në Mal të Zi),që i tregoi Perëndimit të asaj kohe këtë pjesë të identitetit shqiptar, tëcilin njerëzit e thjeshtë luftonin ta ruanin si gjënë më të shenjtë, duke epaguar dhe me jetën e tyre. Histori rrënqethëse, e denjë për një film, çkadëshmon atë që pak evropianë e kishin kuptuar në atë kohë, kur ata gabimisht ekonsideronin Shqipërinë si tokë të Islamit. Edhe pse me emra islamë, shqiptarëti ruanin ritet e kishës latine, festonin festën e Shëngjergjit, Shën Markut,etj, madje dhe festat e tyre pagane, çka ishin rrënjosur në identitetinshekullor të tyre.
Ritet e vjetra, kanunet dhe besytnitë e tyre, ishin pjesë e njëkulture pellazgjike dhe paralele të «Homeriadës» së Homerit të madh, të cilën ekërkoi gjatë udhëtimeve të tij në veriun shqiptar, Albert Dumont, në vitin1871. Përse ata shqiptarë pranuan më mirë kalvarin sesa tjetërsimin? Ja si e karrëfyer këtë ngjarje historike At Faveyrial më 1 janar të vitit 1870, me atëshkrimin e tij të vogël, që vështirë ta deshifrosh menjëherë.
Kujtesë historike
Në raportin «Kujtesë historike mbi familjet shqiptare tëpersekutuara dhe të syrgjynosura për shkak të fesë, më 1845-1846», At Faveyrialdo të shënonte: «Për këto shënime që duhej t’i plotësoja, mu desh të kem njëkorrespondencë të gjatë me kolegët tanë dhe «motrat» («suorat») që ende janëgjallë, të cilat ishin dëshmitare të fakteve që do të tregojmë. Tani që i kam këtodokumente, po i rendis të gjitha. Për këtë do të përdor dhe disa fakte tëpërmëndura nga vepra e të ndjerit z. Hecquard, konsulli francez i Shkodrës, tëcilat i referohen aktorëve të asaj barbarie. Sipas kolegut tim Bonnieu, ja ciliishte shkaku fetar që bëri të nxisë mizorinë e turqve.
Një shqiptari, një kristiani të hershëm, që gjëndej nëKonstantinopojë në vitet 1844 apo 1845, i kishin thënë se një epokë e re kishtefilluar për të dhe të krishterët e tjerë të Perandorisë osmane dhe se liria endërgjegjes ishte proklamuar. Këtej e tutje çdo njeri ishte i lirë tëpërqafonte fenë që donte. Por pse u përhap një lajm i tillë? Kolegu ynë nukthotë asgjë rreth kësaj dhe sigurisht nuk dinte gjë. Por nuk ishte si shkak iKartës së “Gul-bané”-së, pasi ajo ishte botuar që më 1839. Shkaku, të paktën nëdukje ishte ky: Më 1844, një armenian skizmatik, (ortodoks), i quajtur Ovakimdhe që na ishte bërë musliman, u kthye sërrish në fenë kristiane. Por meqë uzbulua dhe u denoncua, ai nuk pranoi të rikthehej në musliman dhe atëherë evranë. Nëse pas ekzekutimit, trupin e tij do ta hidhnin në Bosfor, ky fakt nukdo të bënte zhurmë. Por atë e ekspozuan në mes të pazarit, çka ishte një fyerjee madhe për kristianët. Ky akt i dyfishtë fanatizmi dhe talljeje e ndyrë, e prekugjithë Konstantinopojën. Përfaqësuesit e opinionit publik, ambasadorët dheveçanërisht ambasadori i Anglisë, Lord Stratford Canning, i bënë kritika tëforta qeverisë turke.
Ata madje kërcënuan për ndërprerje të marrëdhënieve diplomatikenëse nuk premtonin se akte të tilla intolerance nuk do të përsëriteshin më. DheAbdul-Mexhid premtoi dhe u angazhua se askush nuk do të vritej për punë feje.Por ja motivet për tu çjerrë maskat këtyre njerëzve të errët. Shqiptarët nuk ivranë, por i internuan. Sidoqoftë, kur shqiptari që ishte në Stamboll u kthyenë shtëpinë e tij, ai tregoi për atë çka flitej ato kohë për fenë. Dhe meqë tëgjithë në shpirt janë kristianë, ata u deklaruan hapur se çfarë janë në tëvërtetë…”
Në fakt, siç e shkruan dhe Faveyrial, për këtë histori kishterelatuar më parë shkurtimisht dhe konsulli francez Hyacinthe Hecquard në librine tij Historia dhe përshkrimi i Shqipërisë së Epërme, apo Gegërisë. Nëenciklikën e Benediktit XIV, e 1 gushtit të vitit 1754, kryepeshkopëve,peshkopëve, priftërinjve dhe misionarëve shqiptarë u ndalohej të merrnin emraturq, për t’u shpëtuar kështu taksave dhe profesioneve të mëdha që bënin në atëkohë osmanët kundër tyre. Dhe kjo urdhëresë bëri punën e vet. Shumë priftërinje ndaluan shndërrimin e katolikëve në muslimanë, dhe siç shkruan Hecquard,njëri nga ata, që ishte dalluar më shumë ishte Antonio Markoviç. “I pajisur medurim dhe energji, ai arriti të bindë njëqind e njëzet familjet që jetonin nëfamullinë e Gilanit të Malit të Zi që të hiqnin dorë publikisht nga islamizmi,duke u premtuar se do të përballonte sëbashku me ata të gjitha persekutimet qëmund tu bënin turqit dhe se nuk do t’i braktiste kurrë, çfarëdo që të ndodhte.” NjeKomb
vijon


