in

”Në politikë duhet të varfërohemi, e jo të pasurohemi"

Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas lajmit se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë me qira një shtëpi të madhe 500 m2, në Taslixhe. Madje ai shtron pyetjen se nëse paguan qira, si mbulohen shpenzimet? Qiraja mujore për një shtëpi të tillë kushton sa paga mujore e kryeministrit. Pse nuk po publikohet kontrata?

 “Pak vite më vonë, Kurti posedon banesë në vlerë 400,000€ në Norvegji, ndërsa zhvendoset në shtëpi 500m² në Tasligje.

Në shtëpinë që shihni në foto banon Albin Kurti. Për dikë kjo mund të dukej e pabesueshme para pak ditësh, por mendësia e tij çon pashmangshëm këtu.

Mbase militantët e VV-së tash mund të argumentojnë se Kurti nuk e ka blerë këtë shtëpi por jeton aty me qera. Dhe kjo mund të jetë e vërtetë, por megjithatë ndërrimi i vendbanimit nga 60m² në rreth 500m² në një nga lagjet më shtrenjta të Prishtinës, ngritë disa pyetje.

Nëse paguan qera, si mbulohen shpenzimet? Qeraja mujore për një shtëpi të tillë kushton sa paga mujore e kryeministrit. Pse nuk po publikohet kontrata?

Kurti thoshte se në politikë duhet të varfërohemi, e jo të pasurohemi. Çka po ndodh tash? Pse pas 1 jave në qeveri, Kurti ka nevojë të jetojë në shtëpi 500m², kur dihet që ai jeton krejtësisht i vetëm pasi që familja i jeton në Norvegji?” ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Lini një Përgjigje

Molliqaj i kërkon Abdixhikut që LDK-ja të mos e votojë Vjosën Presidente

Sllovenia nuk i njeh testet e Kosovës për COVID-19