in

Biden nuk ka ndërmend të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut

Presidenti i SHBA Joe Biden nuk ka ndërmend të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, tha të hënën një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

I pyetur nëse qasja diplomatike e Biden ndaj Koresë së Veriut do të përfshinte “uljen me Presidentin Kim Jong Un”, siç bëri ish-Presidenti Donald Trump, Jen Psaki tha: “Unë mendoj se kjo qasje do të jetë disi e ndryshme dhe ky nuk është qëllimi i tij”.

Qe në konferencën e parë për shtyp të Shtëpisë së Bardhë që nga marrja e detyrës Biden tha se çështja e tij kryesore e politikës së jashtme ishte Koreja e Veriut.Ai tha se ishte i përgatitur për “një lloj diplomacie” me vendin por që “ajo duhet të kushtëzohet dhe rezultati i denuklearizimit”.

Pyongyang dëshiron që Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të lehtësojnë sanksionet ekonomike të vendosura ndaj vendit për shkak të programit të tij të zhvillimit të armëve bërthamore.

Zyrtarët amerikanë të administratës së re thanë se u përpoqën të krijonin kontakt diplomatik me Korenë e Veriut por nuk morën asnjë përgjigje.

Lini një Përgjigje

Reformimi i PS të Shqipërisë si kusht për ta përparuar vendin

Shteti islamik vrau 55 njerëz