Nënkryetari i LDK–së, Lutfi Haziri, ka folur për medie pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, duke shtuar se do të jenë konstruktivë dhe pozitivë.
Në takim është folur për çështjen e presidentit, më saktësisht qëndrimin në votim për kandidaten për presidente, Vjosa Osmani.
Haziri ka thënë se qëndrimi i kryesisë është që të qëndrohet në sallë, ndërkohë që nesër kryetari Lumir Abdixhiku do të takohet edhe me grupin e deputetëve të këtij subjekti për t’ia bërë të ditur qëndrimin e Kryesisë.
“Kryetari i LDK-së nesër do të takohet me grupin e deputetëve e do të vazhdojnë diskutimet”, ka thënë ai.
“Nuk varet nga ne roli jonë në kuvend është pjesëmarrja ose mospjesëmarrja. Qëndrimi jonë do të jetë në bazë të frymës kushtetuese që të plotësohet krijimi i institucioneve. Për më shumë nesër shihemi në angazhime të tjera dhe besoj se shumë shpejt gjithçka është e qartë. Ne kemi shtjerr nevojën dhe arsyen për t’u takuar. Do të vendoset që të mos ketë obstruksione institucional. Dhe të krijohet frymë për progres në vend.”, shtoi ai. /Express


