Dodë Progni
Gani Kryeziu ishte i mbyllur në qelitë e burgut të Sremska Mitrovicës,dhe se me 1952-shin ai kishte një vit i vdekur. Megjithatë mendja përverse e Enver Hoxhës e nxierte Gani Kryeziun nga varri dhe ia paraqiste popullit të Shkodrës, Kukësit e Tropojës si organizator bandash titiste 66) Dhe këtë e bënte për të nxirë sa të jetë e mundur më shumë figurën e Gani Kryeziut.
Pas asgjësimit të Lëvizjes Kryeziu,”de facto”, në shtator 1944, dhe likuidimit fizik të tyre,dhjetor 1944,regjimi komunist i Jugosllavisë dhe veçanarisht i Shqipërisë,u angazhuan në një fushatë të gjatë shpifëse e poshtëruese kundër emrit dhe veprës së Kryezinjve. Pikë së pari,u përpoqën të mohojnë luftën patriotike antifashiste të tyre.Vetë E.Hoxha, krejtësisht në kundërsh- tim me faktet dhe dokumentët e kohës së luftës të cilat ruhen edhe sot,ka shkruar: “Një ditë Gani Beg Kryeziu na doli me çetë në mal kundër pushtuesve të imagjinuar,dhe “në parim” sepse në fakt çeta e tij nuk ra në asnjë përpjekje,nuk hodhi asnjë.pushkë.” 55) Ky fallsifikator i historiës,në vitin 1944,e kishte lavdëruar Gani Kryeziun duke e quajtur; “president jo zyrtar të Luftës Nacional Çlirimtare në Gjakovë.” 56) Dhe vetëm pak muaj më vonë pa pikë turpi përgënjeshtrojë edhe vetveten duke e quajtur G.Kryeziun si “bashkpunëtor të nazi-fashistëve dhe armik të luftës nacional ҫlirimtare.” 57) Të tjerë servilë verbanjakë të tij, janë shprehur se, “ forcat e Kryeziut përbëheshin nga 30-60 mercenarë që hidhnin nga një pushkë kodrave sa për të thënë se po luftojnë…Ata bënin ndonjë sulëm sa për të folur BBC-ja”. Dhe se gjoja,”në një aksion të përbashkët me forcat partizane, mercenarët e Gani Kryeziut u tërhoqen,ndërsa partizanët vazhduan luftën” 58), e të tjera gjepura si këto. Shpifja e fundit i adresohet ngjarjeve të dates 19 gusht 1944,kur forcat nacionaliste të Kryeziut sulmuan gjermanët në minjerat Kam e Kepenek e Zogaj.Këto luftime,që i kemi spjeguar e dokumentuar hollësisht më sipër,ishin luftimet më të suksesëshme që forcat e Kryeziut kishin zhvilluar gjatë verës se vitit 1944.Por pas luftës, komunistët u përpoqën të marrin autorësinë e këtij suksesi. Për këtë arësye ata arritën deri në falsifikim- in e dokumentave arkivor, duke hequr emrin e Gani Kryeziut e duke e paraqitur këtë sulëm gjoja të kryer nga partizanët,ndërsa për forcat e Kryeziut thanë se “u tërhoqën”. Këta fallsifikatorë përfituan edhe nga fakti se dokumentacioni i asaj kohe,veҫanarisht ai armik,shpesh herë nuk i dallonte forcat e Kryeziu nga ato të komu- nistëve, po i emertonte “forcat partizane e komuniste të Gani Kryeziut.”
Është për të ardhur keq kur sheh se si, ish pjesmarrësit të luftës antifashiste arrijnë të fallsifikojnë,pikerisht dokumentet e kesaj lufte qe ruhen në arkivat shtetërorë,vetëm për të mohuar luftën e sakrificat e bashkëluftë- tarve të tyre nacionalistë. Ata nuk arritën të pohojnë asnjëherë të vërtetën mbi luftën që zhvilluan forcat e Kryeziut,të cilat i dhanë lirisë së Atdheut tre herë më shumë dëshmorë se sa batalioni “ Bajram Curri”,i cili deri në çlirimin e Shqipërise,njihej si njësia më e madhe partizane komuniste në Malësinë e Gjakovës. Këta besnikë të E.Hoxhes arritën deri aty,sa mu në mes të krahinës së Bytyçit ngritën lapidarin me të përçud- nuar që ka njohur Shqipëria,mbi të cilin ishin shkruar këto fjale: “Prej datës 3 shtator deri me 3 tetor 1944 ,forcat e Brigadës III heroike shpartalluan mercenarët e u dhanë dënimin e merituar agjentëve të Iteligjent Servisit, dhe ndihmuan në çlirimin e Tropojës.” 59) Sipas këtij epitafi qesharak,Brig.e III S e UNÇl shqipëtare paskish bërë “heroizëm” duke “çliruar” Bytyçin e Tropojën nga “ mercenarët e Inteligjent Servis-it “ ështe fjala për forcat e Kryeziut.- D.P.).E ky “heroizëm” na qënka bërë, nga 3 shtatori deri me 3 tetor 1944, pikërisht në kohën kur është i dokumentuar fakti se,forcat e Kryeziut luftonin e derdhnin gjakun për çlirimin e zonës minerale Bytyҫ, Vogovë,Devë.A nuk është ky një shtrembërim i pa skrupullt i historisë së Luftës antifashiste?!
Në fakt,ky lapidar përmbante në vetëvete një akuzë të qëllimshme,tepër absurde e fyese për Kryezinjtë,duke i quajtur ata “agjentë e spiunë” të anglezve. E.Hoxha dhe propaganda komuniste, po dhe historianë si Arben Puto,Faik Lama, etj, për 45 vjet me rrallë, i kanë cilësuar Kryezitë si “agjentë” të anglezve, duke sjellë si argument të vetëm marrëdhënjet e tyre shumë të mira me britanikët gjatë luftës antifashiste 1940–1944./60)
Për fat të keq “korit enverian” që u përpoq të mohojë dhe të denigrojnë luftën antifashiste dhe figurën e vëllëzërve Kryeziu i u bashkua edhe historiani gjakovar Dr.Ali Hadri. Ky historian me aftësi profesionale të padiskutueshme,që ka shfletuar me mijëra dokumenta në arkivat e Shqipërisë e Jugosllavisë mbi luftën antifashiste në Kosove e Shqipëri,dhe pa kurrfarë mëdyshje duhet pranuar se, kishte njohuri të plota mbi kontributin e pamohueshëm të Kryezinjve në luftën antifashiste,në librin e tij “Gjakova në Lëvizjen Nacional çlirimtare”,në mënyrë krejt të papërgjegjshme shtrembëron faktet dhe dokumentat historike,kur thotë: “Kundër Lëvizjes nacionalçlirimtare ishin dhe iredentistët dhe ithtarët e Gani Kryeziut,të cilët ishin nën ndikimin e Anglisë, spiunazhit anglez.” 61)
Ky autor,në rreth 300 faqet e këti libri,veprimtarisë dhe luftës antifashiste të Kryezinjve i ka kushtuar vetëm një faqe.Madje dhe në ato pak rreshta flet vetëm për marrëdhënjet e tyre më anglezët duke parafrazuar disa shprehje nga libri “Pa grada pa shënja dalluese” të Petër Kempit. Dhe çka është më keq,në përmbyllje të tyre fut një gënjeshtër tepër bajate të propogandës tipike komuniste kur thotë: “ Lëvizja nacionalçlirimtare bëri përpjekje që t’i bind Gani Kryeziun dhe Selman Rizën që të bashkëpunojnë në luftë kundër pushtuesit gjerman,por në këtë drejtim nuk u arrit ndonjë rezultat,sepse ata nuk dëshironin të luftojnë,por pritnin “çlirimin” nga aleatët e prendimit,e në këtë mënyrë të siguronin restaurimin e së vjetrës – vendosjen e pushtetit të tyre feudo – borgjez.” 62)
Cilësimi i Kryezinjëve si “agjentë” në shërbim të spiunazhit anglez, është përdorur me qëllim të denigrimit të tyre. Përmes cilësimeve të tilla të pabazuara në fakte e dokumenta, propaganda komuniste në Kosovë dhe Shqipëri synonte të njollosë sa të ishte e mundur më shumë figurën e Kryezinjve.Ata u përpoqën t’i bindin njerëzit se gjoja Kryezinjtë punuan e luftuan vetëm për interesat e anglezve, ose siç shprehet Enver Hoxha: “Gani Kryeziu ishte vegël e imperializmit anglo-amerikan” 63).Ky etiketim është krejt i pasaktë,tendencioz, keqdashës dhe tepër absurd për t’u besuar. Eshte lehtësisht i kuptuëshem fakti se,në aleancat e asaj kohe midis Kryezinjve dhe misionarve anglezë nuk ka vënd fjala “agjenture”.Nëse Kryezinjtë do t’i etiketonim agjentë të anglezëve, atëherë edhe oficerët anglezë si Toni Simkoks, Peter Kemp,Xhuljan Emery etj.duhet t’i etiketojmë agjent të Kryezinjëve. Enver Hoxhën me më shumë të drejtë mundë ta quanim agjent, jo vetëm të serbëve,por edhe të anglezve, me të cilët qendroi e bashkëpunoi deri në fund të vitit 1944. Tendencioziteti keqdashës i etiketimit të Kryezinjëve si “agjentë” bëhet akoma më absurd nga fakti se,për marrëdhënjet e Kryezinjve me anglezët ekziston një dokumentacion i bollshëm dhe tepër i kuptueshëm, nga i cili arrihet në përfundimin e thjeshtë dhe të saktë se,ashtu siç u përpoqën anglezët për interesat e vendit të vet,të siguronin përkrahjen e mbështetjen e Kryezinjëve, dhe të tjerëve, në luftë kundër nazifashistëve, edhe Kryezinjtë për interesat e vendit të vet u përpoqën të siguronin përkrahjen e mbështetjen angleze. Bashkëpunimi që u arrit midis të dy palëve,dhe që mundë të forcohej akoma me tepër në të ardhmen u arrit mbi bazën e interesave të ndërsjellta.Ai nuk i solli dhe nuk do t’i sillte asnjë të keqe Shqipërisë as Kosovës. Prandaj nuk mundë të quhet ndryshe, veçse bashkëpunim dypalësh për të mirën e luftës kundër nazi-fashizmit.
Në fund të fundit rëndësi ka fakti se,deri sot askush nuk ka arritur të publikojë qoftë dhe një dokument të vetëm që t’i kompromentojë sado pak Kryezinjtë si veprimtarë të realizimit të ndonjë plani anglo-amerikan në dëm të lirisë e të pavarësisë se Shqipërisë e shqiptarëve.Fundshekulli i XX,me rolin që luajtën anglo-amerika nët në pavarësimin e Kosovë, është dëshmia më e mirë që verteton drejtësinë e pikëpamjes së Kryezinjëve se roli i anglo-amerikanve, herët apo vonë, do të ishte vendimtari në zgjidhjen e problemit të Kosovës. Pasi i kishte akuzuar si, “vegël të imperializmit anglez, bashkëpunëtorë të nazifashisteve,kriminel lufte e bashkëpunëtorë të çetnikve serbë Nediçit e Mihajloviçit 64) E. Hoxha krijoi absurde të tjera; i akuzoi Kryezinjtë si agjentë të lidhur me komunistët jugosllavë.“ Në Jugosllavi, – thotë ai, janë grumbulluar krimi- nelë të popullit tonë,ata që i kanë shërbyar fashizmit Italian dhe gjerman për të shtypur popullin shqiptar dhe po i shërbejnë klikës Tito-Rankoviç.Të tillë janë agjentët Gani Kryeziu … etj. Këta katilë të armatosur nga UDB-ja që jane shitur me dollarë e dinarë,futen tinëzisht në vendin tonë për të spiunuar,për të sabotuar e për të vrarë patriotët tanë.” 65) Absurditeti i kesaj akuze del fare i qart për faktin se,as në shtabin,as në forcat e Kryeziut kurrë nuk kishte gjetur vënd asnjë serbosllavë por as komunist. E kundërta kishte ndodhur me forcat partizane komuniste që drejtonte udhëheqja komuniste shqiptare dhe vete E.Hoxha. Por këto alibi fantastike të tipit “enverian”,qe fabrikonte agjentë dhe poliagjentë sa herë ja kërkonin interesat e veta politike pushtet mbaj- tëse, ishin përpjekje të qëllimshme për të denigruar Kryezinjtë e për të mashtruar njerëzit në Kosovë e Shqipëri.
Nuk është e mundur që E.Hoxha të mos e dinte se ne 1949-tën, Gani Kryeziu ishte i mbyllur në qelitë e burgut të Sremska Mitrovicës,dhe se me 1952-shin ai kishte një vit i vdekur. Megjithatë mendja përverse e tij e nxierte Gani Kryeziun nga varri dhe ia paraqiste popullit të Shkodrës, Kukësit e Tropojës si organizator bandash titiste 66) Dhe këtë e bënte për të nxirë sa të jetë e mundur më shumë figurën e Gani Kryeziut. Për të neutralizuar ndikimin e mundshëm të Said Kryeziut,i cili gjëndej në prendim,dhe ishte bërë një nga figurat më të njohura të emigracionit shqiptar për veprimtari patriotike dhe antikomuniste. Si dhe,për të orientuar partinë e sigurimin e shtetit që të mbanin nën kontroll të rreptë ata njerëz dhe ato krahina që kishin patur lidhje me Kryezinjtë. Me një fjale,dora kriminale e sigurimit të shtetit lihej e lirë për të goditur pa pikë mëshire cilindo që guxonte të thotë qoftë edhe një fjalë të mirë për Kryezinjtë.Pushteti komunist vuri përpara presionit,përsekutoi, burgosi, intërnoi dhe asgjesoi fizikisht qindra bashkëluftëtarë e simpatizantë të Kryezinjëve;
vijon


