Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropë, Hans Kluge, ka konfirmuar se të dielen do të vijnë vaksinat e para kundër Covid-19 në Kosovë.
Kluge përmes një cicërime në twitter ka konfirmuar shkurt se nesër do të vijnë vaksinat e para në Kosovë.
Bëhet fjalë për vaksinat AstraZenecas, që në Kosovë do të vijnë nëpërmjet programit “COVAX”.
Drejtori kur u pyet dje se kur do të vijnë vaksinat në Kosovë, përgjigja e tij ishte e shkurtë dhe e qartë “Nesër”.