Ati i Shenjtë emëroi profesoreshën e Kolegjit të Drejtësisë të Universitetit St. Thomas, Dr. Roza Pati, për të shërbyer në Dikasterin e Vatikanit për Promovimin e Zhvillimit Integral Njerëzor.
Pati, po ashtu, mbante postin e Drejtoreshës Ekzekutive në një program për të Drejtat Ndërkombëtare të Njeriut dhe Themeluese e Akademisë së Trafikimit Njerëzor John J. Brunetti.
Sipas letrës Apostolike, “Ky Dikaster do të jetë kompetent veçanërisht në çështjet që lidhen me migrantët, ata në nevojë, të sëmurët, të përjashtuarit dhe të margjinalizuarit, të burgosurit, të papunët, si dhe viktimat e konfliktit të armatosur, fatkeqësive natyrore, dhe të gjitha format e skllavërisë dhe torturës”.
E lindur në Shqipëri, Roza Pati u rrit nën diktaturë dhe regjimin ateist, në një familje katolike. Roza ishte ndër të lindurit e fundit që u pagëzua, pak para se regjimi të ndalonte të gjitha fetë, të mbyllte shtëpitë e adhurimit, të burgoste e madje të ekzekutonte priftërinj dhe klerikë të tjerë, shkruan gazeta STUneës, duke theksuar një vlerësim për Roza Patin.
Nëna e Dr.Pati ishte vajza e një disidenti i cili u ekzekutua pa u gjykuar. Megjithatë, ajo ishte aq e guximshme sa të mbështeste Rozën dhe motrat e saj në besimin katolik dhe i udhëzoi ato që kurrë të mos pushonin së shërbyeri Zotit, t’u shërbenin me vetëmohim atyre që kishin nevojë dhe të punonin për drejtësi për të gjithë njerëzit dhe për të mirën e përbashkët.
Bazuar në parimet që mamaja e saj mësoi, Pati u rrit për të shërbyer si një zyrtare e zgjedhur në qeverinë lokale shqiptare, një anëtare e parlamentit kombëtar dhe një anëtare e Kabinetit si Sekretare e Shtetit për të Rinjtë dhe Gratë.
Emërimi i Dr. Roza Pati nga Papa Françesku si anëtare e Dikasterit për Zhvillimin Integral Njerëzor u parapri nga emërimi i saj nga Papa Benedikti XVI për të përfaqësuar vetëm Shtetet e Bashkuara si Anëtare e Këshillit Papnor për Drejtësi dhe Paqe (2012 – 2017).


