in

LDK-ja e shqetësuar me afërsinë e Gjykatës Kushtetuese me Qeverinë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) shprehë brengosje për afërsinë e paprecedentë të Gjykatës Kushtetuese me Qeverinë – përkatësisht pushtetin. Pavarësia e Gjykatës Kushtetuese ka qenë vlerë e jashtëzakonshme e pjekurisë demokratike të institucionit që për vite ka ruajtur kredibilitetin e vet. Pushteti i Gjykatës është i ndarë dhe i pavarur nga ai i Qeverisë dhe si i tillë duhet të mbetet gjithherë.

Tani çdo afrim, i Kryetares së Gjykatës, në emër të Gjykatës, qoftë edhe si urim, i paprecedentë e i pazakontë dhe mbi të gjitha anues, dëshmon për cenimin e kredibilitetit të institucionit në fjalë; në kohë kur paanshmëria është vlerë thelbësore e demokracisë.

Lini një Përgjigje

Hoxhaj: Krimet serbe, orkestrim i planifikuar i pushtetit gjenocidal

Konfirmohet ardhja e 24 mijë vaksinave të AstraZenecas në Kosovë