in

Hoxhaj: Krimet serbe, orkestrim i planifikuar i pushtetit gjenocidal

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, me rastin e masakrave të forcave serbe mbi popullatën e pafajshme shqiptare 22 vjet më parë, ka bërë homazhe në Krushë të madhe dhe në Suharekë. “Marsi i vuajtjeve dhe dhimbjeve të mëdha të popullit tonë, është historia që nuk duhet ta harrojmë asnjëherë”, është shprehur Hoxhaj.

 “Neve na lanë me jetu me flakë”. – kishte thënë njëra nga gratë e Krushës të Madhe, familjarët e të cilës forcat kriminale serbe i kishin masakruar në aksionin famëkeq me 25, 26 dhe 27 mars. Kjo tregon për një orkestrim të planifikuar mirë të një pushteti gjenocidal, që si qëllim në vetëvete kishte shfarosjen e një populli vetëm pse ishte shqiptar. 22 vjet pas kësaj masakre me 243 viktima, që tronditi jo vetëm Kosovën por të gjithë njerëzimin, kriminelët serbë vazhdojnë të enden në liri.

Por, ajo që nga një dorë gjakatare ishte menduar të jetë si goditja përfundimtare mbi një popull që kërkonte lirinë, nga gratë e Krushës sot u shndërrua në forcën që po inspiron një gjeneratë të tërë. Sot dhe përgjithmonë, lavdi martirëve të kombit, drejtësi për viktimat – e respekt nënave dhe motrave tona Krushiane

Sot përkujtojmë anëtarët e familjes Berisha në Suharekë, burra, gra, pleq e fëmijë, të cilët 22 vite më parë u vranë dhe masakruan nga forcat paramilitare serbe. Marsi i vuajtjeve dhe dhimbjeve të mëdha të popullit tonë, është historia që nuk duhet ta harrojmë asnjëherë.

Kosova nuk do të rresht asnjëherë për të kërkuar drejtësi për viktimat e saj – derisa përgjegjësit të marrin dënimin e merituar. Lavdi të përjetshme martirëve të kombit tonë”, ka shkruar Hoxhaj.

Lini një Përgjigje

Osmani: Serbia ka bërë gjenocid në Kosovë

LDK-ja e shqetësuar me afërsinë e Gjykatës Kushtetuese me Qeverinë