Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, i ka kujtuar përsëri kryeministres së këtij vendi, Ana Brnabiq, se Kosova është e pavarur dhe se për të hyrë në Kosovë i duhet leje e veçantë, është shprehur ai në Facebook.
“Më herët, njeriu me detyrë të krijojë provokim edhe tensione në emër të Serbisë, siç ishte rasti i trenit laraman, ka qenë Marko Gjuriq, por, tash, rolin e tij fatkeqësisht e ka marrë presidenti Vuçiq. Publikimi i hartës së Kosovës me flamurin serb, është provokim simbolik, i cili tregon edhe më tej pretendimet kolonialiste të Serbisë në raport me Kosovës”, ka shkruar Kamberi.


