in

Cramon shpreson që liberalizmi për Kosovën të mbyllet sivjet

Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka mbajtur një adresim mbi “Raportin e Komisionit për Kosovën dhe Serbinë 2019-2020”.

Ajo fjalimin e saj e ka nisur duke thënë se pasi që vitin e kaluar nuk ka pasur një raport, tash ai është bërë për dy vjetët e fundit.

“Kemi pasur bashkëpunim tejet të madh mes të gjitha grupeve nëpër takimet dhe e kanë përmbushur raportin me bashkëpunimin e tyre. Kemi përcjellë mesazhin e artë për Kosovën dhe integrimin e Kosovës, të ardhmen e saj. Ka ende probleme para nesh. Luftimi i korrupsionit është i nevojshëm. Është punë që duhet të shtyhet përpara nga qeveria e re që duhet të punojë për rend dhe ligj”, është shprehur von Cramon.

Ajo në këtë konferencë ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Edhe sot në parlament e ngritëm çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Shpresoj se mund ta finalizojmë këtë deri në fund të vitit, çfarë do të ndikonte edhe në rikthimin e besimit tek BE”.

Po ashtu ajo bëri thirrje që të punohet edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbinë.

“Qeveria e re duhet të angazhohet për dialogun. Kemi parë në javët dhe muajt e kaluar që është bërë progres dhe do të donim që ky proces të vazhdojë në javët dhe muajt në vijim. Dialogu është parakusht për rrugën drejt BE-së”.

“Po ashtu shpresoj që të votohet presidenti i ri, që duhet të ndodhë shumë shpejt dhe të mos ketë shkuarje nga zgjedhjet në zgjedhje”.

Lini një Përgjigje

Abdixhiku e priti ambasadorin italian Orlando

Abdixhiku përkujton masakrat në Krushë të Madhe dhe Suharekë