in

Austria do ta mbështesë Kosovën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot pati takim virtual me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Christoph Weidinger dhe atasheun në ambasadën austriake, z. Martin Schaller.

Ambasadori Weidinger e përgëzoi Kryeministrin Kurti për detyrën dhe përgjegjësitë e reja. Ai potencoi që Austria do të vazhdojë të mbështesë Qeverinë e Republikës së Kosovës, sikurse dhe popullin e Kosovës, në udhëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian. Tutje, ai veçoi fushën e arsimit të lartë dhe atë të investimeve direkte si pika kryesore të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Weidinger për urimin, dhe shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për shtimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Austrisë.

Lini një Përgjigje

Kurti pranon letra urimi nga Italia, Turqia, Kroacia, Çekia dhe Hungaria

Takimi Kurti-Osmani, gatishmëri për bashkëpunim institucional