Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas marrjes së detyrës së re në krye të ekzekutivit, ka pranuar letër urime nga Kryeministri i Italisë, z. Mario Draghi, Presidenti i Turqisë, z. Recep Tayyip Erdoğan, Kryeministri i Kroacisë, z. Andrej Plenković, Kryeministri i Çekisë, z. Andrej Babiš dhe Kryeministri i Hungarisë, z. Viktor Orbán.
Ai është uruar për fillimin e punës në krye të Qeverise së Republikës së Kosovës dhe i është ofruar bashkëpunim ndërshtetëror.


