in

Erdogan i kërkon Kurtit që ta rishikojë ambasadën në Jerusalem?

Presioni i Turqisë ndaj Kosovës nuk pushon, duke ndërhyrë vrazhdë në sovranitetin dhe pavarësinë e shtetit. 

Presidenti i Turqisë, Erdogan, pasi i ka dërguar një letër urimi kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i bëri thirrje që ta rishikojë çështjen e Ambasadës së Kosovës në Izrael – ani pse ajo tanimë është hapur në Jerusalem.

“Nga ana tjetër, pasiqë e di se edhe ju keni gjithashtu shqetësime në lidhje me çështjen e Ambasadës së Kosovës, hapja e së cilës është njoftuar së është bërë në Jerusalem, mendoj se do të ishte e dobishme për qeverinë tuaj të rishikonte këtë çështje brenda kornizës së rezolutave përkatëse të OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare. Me këtë rast, përsëris urimet e mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë tuaj, si dhe prosperitetin dhe mirëqenien e popullit mik dhe vëlla të Kosovës”.

Lideri turk në këtë letër urimi drejtuar Kurtit e ka përmendur edhe përfshirjen e Partisë Demokratike Turke të Kosovës në qeveri – që ka fituar dy mandatet e rezervuara për komunitetin turk – duke e cilësuar si treguar që Kurti i kushton vëmendje prioritetit turk.

“Përfshirjën e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP)në qeverinë tuaj, e cila fitoi dy vendet e ndara për Komunitetin Turk të Kosovës në Parlament, e konsideroj si një tregues që ju do t’i kushtoni vëmendje prioriteteve dhe pritjeve të komunitetit turk. Turqia, si gjithmonë, edhe ne periudhën e ardhshme, do të jetë në solidaritet në çdo fushë me popullin vëlla të Kosovës”.

 

Lini një Përgjigje

Karikatura të profetit Muhamet, zemëruan myslimanët

Kurti pranon letra urimi nga Italia, Turqia, Kroacia, Çekia dhe Hungaria