in

Abetarja për shqiptarët e Jugosllavisë, viti 1947

Shkruan Fahri Xharra

 Përkundër peripetive të shqiptarëve, përkundër dhunës serbe mbi ne, pas Luftës së Dytë Botërore, kur fuqitë e medha ( Rusia, Amerika dhe Britania e Madhe ) nuk mundën të korrigjojnë vendimet e Konferencës së Londrës ( 1912 ) ne prapë nuk u tretem falë një atdhedashurie për Kosovën , Luginen e Presheves, Sanxhakut të Novi Pazarit , Maqedoni së dhe Malit të  Zi.Çdo gjë shkonte kundër vullnetit tonë, me vrasje , debime dhe masakrime,por  falë patriotizmit të atyre që mbetën dashuria për shkollim në gjuhën shqipe  nuk uk u fik. Ne e deshëm shkollën më shumë se kurrë.ne nuk u dorëzuam në dëshirën e serbëve që të shkollohemi në gjuhën tyre. Ishim analafabet, por të mençur dhe atdhe dashës.Ne nuk kishim shtypshkronja sepse ato nuk na i kishin lejuar, Shqipëria ishte si mos më keq, dhe ndihma nga  shteti  amë mungonte.  Por, le t`ia lëmë të kaluarës dhe të ecim përpara kur sot i kemi dy shtete shqiptare. Të kishim pasur shqiptar të denjë do ta kishim së paku edhe një gjysëm shteti shqiptar.Shqiptarët nuk heshtën dhe e përgatitën Abetaren për fëmijt dhe të rriturit që në vitin 1947, e cila u shtyp normalisht në Beograd. Libri e kishte vlerën e tij pa marrë parasyshë se ku shtypej, nga ai duhej të mësohej së pari  shkrim lexim e pastaj vinin tjerat.

Nuk kam shënime për atutorin dhe pëmbatjen e Abetares , por me rëndësi që e shoh djaloshin me plis në kokë pranë shoqes së tij shqiptare që me etje të madhe donin  të mësonin  ta shkruajnë gjuhën e mëmës.Nderime të mëdha për guximtarët e kohës që happen shkolla , dhe e shtypen Abetaren .Fahri Xharra, 25.03.21Gjakovë

Lini një Përgjigje

Forcat nacionaliste të Kryeziut u shquan për trimëri e heroizëm

Oliver Varhelyi: Janë tri mesazhe kryesore që dua të bëjë