Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pritet të mbajë nesër takim me deputeten e Kuvendit të Kosovës, njëherësh kandidaten për Presidente, Vjosa Osmani.
Ky takim pritet të mbahet në ora 14.00 në Kuvendin e Kosovës, përcjell Klan Kosova.
Takimi mes Abdixhikut dhe Osmanit organizohet në kuadër të zhvillimeve politike në vend, për të diskutuar çështjen e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar në Debat Plus, anëtari i kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri duke thënë ”Natyrisht [ se do të takohen]”.


