Gjykata Speciale me seli në Hagë ka njoftuar se të mërkurën do të mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të arrestuar vitin e kaluar.
Ish-Presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetari i Kuvendit. Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, do të paraqiten në seancën e radhës në gjykatë, duke filluar nga ora 11:00.
Ish-drejtuesit e UÇK-së akuzohen nga Gjykata Speciale për krime të supozuara të luftës.


