in

Islamistët vranë katër nga 10 gazetarët e një stacioni televiziv

Vrasja e Malala Maiwand, spikere e lajmeve në një stacion televiziv në Jalalabad, Afganistan, është e fundit nga seria e sulmeve të Shtetit Islamik ndaj grave gazetare në vend. Tre punonjës të tjerë të të njëjtit stacion televiziv u vranë në fillim të marsit për shkak të qëndrimit ekstremist të islamistëve që kundërshtojnë gratë që punojnë kudo tjetër përveç në shtëpi.
Shahnaz, Mursal dhe Saadia punuan në sinkronizimin e serialeve televizivë për shikuesit në Afganistanin lindor.
Nga 10 gratë që kanë punuar në atë stacion televiziv, katër janë tani të vdekura. Të tjerat u dërguan në shtëpi, është shumë e rrezikshme që të vijnë në punë, raporton BBC.Koleget e tyre vajtojnë viktimat në punë.

– Ishte një luftë midis ekstremistëve, terroristëve dhe njerëzve që duan të rindërtojnë Afganistanin. Ekstremistët nuk e duan këtë. Ata besojnë se gratë kanë vend vetëm në shtëpi – tha Zalmay Latifi, drejtor i televizionit dhe radios Enikaas.

Për muaj me radhë, ekzekutime të tilla kanë goditur Afganistanin, duke synuar gazetarë, gjykatës dhe aktivistë. Shumë prej tyre ishin gra.

– Ne jemi të varfër, por babai i saj pagoi për shkollimin e saj. Ajo shpresonte që një ditë do të ishte në gjendje të blinte një shtëpi sepse tani jetojmë në një me qira. Ajo ëndërronte se do të bënte diçka nga jeta e saj dhe do t’i shërbente vendit të saj. Por ajo nuk bëri asgjë nga këto, ëndrrat e saj u varrosën me të – tha nëna e Saadie e vrarë.Talibanët janë fajësuar për shumë prej sulmeve, por Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për këto sulme në Jalalabad.

Haya dhe Nadia drejtuan një shfaqje muzikore, por nuk janë më para kamerës pas sulmit. Shumë gazetarë dhanë dorëheqjen, por Haya Habibi vendosi të kthehej sa më shpejt që të ishte rasti.

– Eshte e frikshme. Kërcënimi është 100 për qind real. Sa herë që largohem nga shtëpia kam një ndjenjë që nuk do të kthehem më kurrë. Por unë nuk do të ndalem së punuari. Unë do të vazhdoj t’i shërbej shtetit përmes punës sime – përfundoi ajo.

Lini një Përgjigje

Suedia dënon me burgim të përjetshëm kosovarin që vrau prindërit

Znj. Donika Gërvalla mori detyrën e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës