in

U regjistrua një përplasje e avionit rus që mund të mbante bomba bërthamore: vdiqën tre veta

Tre anëtarë të ekuipazhit të një aeroplani rus që mund të mbante bomba bërthamore ‘Tupolev Tu-22M3’ vdiqën pasi karrigia që duhej t’i hidhte nga avioni nuk funksionoi.

Incidenti ndodhi gjatë fluturimit stërvitor, të martën dhe pasi ata u ngritën nga baza ajrore ushtarake Shaykovka në Kaluga, njoftoi agjencia ruse e lajmeve TASS, siç raportohet nga Independent.

Ministria Ruse e Mbrojtjes tha se një Tupolev supersonik i bërë në mes të viteve 1960 kishte një ‘gabim të papritur në sistemin e katapultimit.Deklarata tha se ekuipazhi nuk kishte hapësirë për të hapur parashutat.

TASS gjithashtu raportoi se një anëtar i ekuipazhit mbijetoi dhe u transportua në spitalin më të afërt, por ky informacion nuk është konfirmuar ende.

Një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar shkakun e vërtetë të aksidentit.

Lini një Përgjigje

Blinken rikonfirmon angazhimin e SHBA-së ndaj aleatëve

Abdixhiku priti në takim Ambasadorin Kosnett