in

Shtetet e Quintit kërkojnë sa më parë zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës

Shtetet e Quintit thonë se detyra e parë e institucioneve të reja të Kosovës është zgjedhja e presidentit të ri të vendit.

Përmes një deklarate, përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës, kanë uruar Kosovën për zgjedhjen e kuvendit dhe qeverisë së re.

“Në këtë kohë të pandemisë dhe sfidave ekonomike, Kosova ka nevojë për udhëheqësi të vendosur dhe institucione qeverisëse funksionale që sigurojnë stabilitet, përfshirë edhe presidencën. Adresimi i këtyre sfidave do të kërkojë që prijësit e partive politike dhe deputetët e zgjedhur tani t’i vënë nevojat e qytetarëve të Kosovës mbi çështjet partiake politike dhe që opozita dhe qeveria të punojnë për prioritetet e përbashkëta, e detyra e parë është zgjedhja e presidentit të ri”, thuhet në deklaratë.

Lini një Përgjigje

Qeveria e re zhvillon mbledhjen e parë ceremoniale

Në Serbi po krijohet një parti që do të jetë më e rrezikshme se radikalët e Sheshelit