Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde dhe Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, kanë uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për formimin e Qeverisë dhe marrjen e pozitës së kryeministër.
Përmes reagimeve në rrjete sociale ata kanë uruar Kurtin, ndërkaq Ambasadori Abbott është shprehur se është i gatshëm të punojë me Qeverinë e re për prioritetet e Kosovës dhe Britanisë.
“Urime Albin Kurtit dhe kabinetit të tij për zgjedhjen kryeministër dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës”, shkruan Rohde në Twitter.
Abbott, në anën tjetër, ka shkuar në Facebook, se po pret që të punojë me Kurtin dhe Qeverinë e tij.
“Urime Albin Kurti për zgjedhjen Kryeministër. Pres që të punoj me ju dhe Qeverinë tuaj në shumë prioritete të përbashkëta”, shkruan Abbott.


