in

Hoti nesër ia dorëzon detyrën Kurtit

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka mbajtur konferencë për media. Ai ka thënë se nesër do të dorëzojë zyrtarisht detyrën e tij.

“Nesër do të dorëzoj detyrën sipas protokollit shtetëror. Kryeministrit të ri i kam përgatitur dosjen e plotë me informacionet për punët që janë në proces’, tha Kurti.

“Kryeministrit të ri do t’ia dorëzoj informatat e plota për procesin e integrimit europian, për nivelin e zbatimit të MSA-së, për programet IPA që i kemi zhvilluar, për diskutimet që i kemi bërë veç e veç me vendet e Bashkimit Europian në procesin e liberalizimit të vizave”, tha Hoti.

“Do t’i dorëzoj informatat e plota për procesin e dialogut, si është zhvilluar deri më tash, përgatitjet që janë bërë, ekspertët që kanë qenë të angazhuar, dakordimet e miqve tanë ndërkombëtarë”, tha Hoti.

“Do t’i dorëzoj informatat për marrëveshjen e Uashingtonit”, shtoi Hoti.

‘LDK dhe unë nisim një rrugëtim tjetër. Roli ynë në mbrojtje dhe zhvillim të shtetit tash do të jetë në opozitë në Kuvendin e Kosovës duke mbikëqyrur punën e qeverisë”, tha Hoti.

Lini një Përgjigje

Votohet Qeveria e re, Kurti për herë të dytë Kryeministër i Kosovës

Fjalimi i plotë i Kurtit pasi zgjidhet kryeministër