Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë u dha dy diplomatëve rusë 72 orë për t`u larguar nga Bullgaria, pasi prokuroria procedoi gjashtë persona për spiunazh në favor të Rusisë.
Ministria deklaroi se informoi ambasadën ruse në Sofje për vendimin e saj pas njoftimit nga Prokuroria se dy diplomatë ishin të përfshirë në aferën e spiunimit, raporton Reuters.
Personat e përfshirë në skandal thuhet se i dhanë informacione konfidenciale ambasadës ruse në Sofje rreth Bullgarisë, NATO-s dhe BE-së.


