in

Të hënën Kuvendi mban mbledhjen konstituive

Kuvendi i Kosovës, të hënën, duke filluar në orën 10:00, do të mbajë seancën konstituive, pas zgjedhjeve të përgjithshme, të mbajtura më 14 shkurt.

Rendi i ditës:

1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,2. Dhënia e betimit të deputetëve,3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Njoftim lidhur me qasjen e mediave në punimet e seancës

Gjatë kohëzgjatjes së seancës, mediat mund të qëndrojnë në ballkonin e sallës plenare, konform Rregullores për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit:

https://kuvendikosoves.org/Uploads/Data/Files/17/2020_06_23_VendimidheRregullorjaperrendindheqasjenemediavedhetepublikutnepuneneKuvendit_CeARNKtVc4.pdf

Po ashtu, Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance, nëpërmjet:· Ueb faqes së Kuvendit,· Kanalit zyrtar të Kuvendit në youtube, si dhe· RTK-së, si medium publik.

 

Lini një Përgjigje

Biden i zhgënjyer me tërheqjen e Turqisë nga Konventa e Stambollit

Mungesë e vaksinës AstraZeneca në Evropë