in

Selmanaj: Qenka prekur “gjenerata e re reformatore” e LDK-së

Zëvendëskryeministri në detyrë dhe anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj u është kundërpërgjigjur Anton Qunit dhe Imri Ahmetit, të cilët i reaguan atij pas deklaratës se kryetari i ri, Lumir Abdixhiku, po bën turr e vrap për t’u takuar me Vjosa Osmanin.

“Qenkan prek pak “gjenerata e re reformatore” e LDK-së.

Pajtohem që zërin qytetar duhet dëgjuar me shumë kujdes, dhe që reflektimi të ndodh me domosdoshmëri, por ky reflektim duhet të filloj pikërisht nga ata që për 20 vite mbajtën pozita të rëndësishme në LDK, dhe ata që në degët e tyre në zgjedhjet e fundit humbën mbi 50% të elektoratit të LDK-së.

Është e ligë dhe tejet e ulët që të tillët të na ripaketohen si reformator apo “dream team”!.

Kjo kohë ka kaluar!…”, ka shkruar Selmanaj në Facebook.

Lini një Përgjigje

Ahmeti: Ata që s’i dëgjuan qytetarët të mos japin leksione, por të reflektojnë

Vjosa Osmani vizitoi Shoqatën Down Syndrome Kosova