in

Paradoksi i politikanëve të Kosovës

Profesori i filozofisë, Blerim Latifi, ka thënë se në Kosovë veç një pyetje politike ka rëndësi: Kush çka merr nga pushteti? Profesor Latifi ka thënë se përderisa mjekët kosovarë po i marrin vaksinat kundër anticovid në Kukës, e serbët kosovarë në Serbi, interesi i politikanëve kosovar është rehatimi në institucione.

Postimi i plotë:

Mjekët kosovarë po marrin vaksinën anticovid në Kukës, serbët e Kosovës në Serbi, ndërkaq politikanët në Prishtinë merren me të vetmen gjë që realisht u intereson: kush ku po rehatohet në institucione e parti politike? Kush po bëhet ministër e kush zëvendësministër? Pse ky, e jo ai? Kush po hyn në kryesi të filan partisë, e kush po mbetet jashtë? A po bëhet presidente Vjosa Osmani, a dikush tjetër? Kush hyri në Kuvend, e kush jo? E të tjera pyetje të këtij lloji, pyetje që na shpërfaqin faktin se në Kosovë veç një pyetje politike ka rëndësi: Kush çka merr nga pushteti?

Lini një Përgjigje

Hasani sqaron procedurat e zgjedhjes së institucioneve

Reagim i Naser Rugovës pas zgjedhjes së Kryesisë së LDK-së