Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, beson se e ardhmja e Kosovës dhe Serbisë është në dialog dhe në njohjen reciproke mes dy vendeve.
Von Cramon ka thënë se nëse Kosova nuk dëshiron të humbë perspektivën evropiane, atëherë Qeveria Kurti duhet ta vendosë dialogun si prioritet.
“Nëse Kosova nuk dëshiron të humbë perspektivën e saj evropiane, atëherë dialogu me Serbinë duhet të jetë në prioritet i Albin Kurtit dhe Qeverisë së re”, tha ajo, raporton Deutsche Welle.
Eurodeputetja ka dërguar mesazh edhe tek Vuçiq, se njohja e Kosovës është kusht për progres në rrugën evropiane.
“Njohja e Kosovës është një kusht për progres të mëtutjeshëm në negociatat mes Serbisë dhe BE-së. Kjo ka qenë e qartë për Beogradin. Shpresojmë që kjo do të ketë efekt në Beograd. Ka disa sinjale në këtë drejtim. Presidenti Vuçiq njëherë ka thënë se një ditë do të ketë disa gjëra që Serbia do të duhet t’i përpijë të cilat nuk do t’i pëlqejnë atij. Pyetja është se kur ai pozicion do të jetë i mundur të ketë përkrahjen më të madhe në vend”, tha Von Cramon.


