in

LDK-ja sot zgjedh kryesinë e re të partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbledhë për herë të parë Këshillin e ri Drejtues.

Pikat e rendit të ditës do të jenë platforma e kryetarit të LDK-së dhe zgjedhja e kryesisë së re.

Mbledhja do të mbahet në Emerald Hotel në ora 14:00.

Kujtojmë se të dielën e kaluar Lumir Abdixhiku u zgjodh kryetar i LDK-së, ndërsa kundërkandidatë të tij ishin Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa./IO

Lini një Përgjigje

Disa vende evropiane rivendosin masat e izolimit

Von Cramon: Duhet të bindet Franca që Kosova është e gatshme për liberalizimin e vizave