Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ndërhyri pas deklaratës së presidentit të SHBA-së, Joe Biden, i cili e kishte quajtur Putinin vrasës dhe të pashpirt. Erdogan është shprehur se deklarata e Bidenit për Putinin ishte “e papërshtatshme për një kryetar shteti”.
“Nuk është e pranueshme ose e pëlqyeshme që një kryetar shteti të përdorë një shprehje të tillë kundër kreut të një shteti si Rusia,” u tha zoti Erdogan gazetarëve në Stamboll. Ai vlerësoi përgjigjen e Putinit si “shumë të zgjuar dhe elegante”.
Komentet e zotit Erdogan vijnë ndërkohë që përpjekjet e Turqisë për një përmirësim të marrëdhënieve të saj të trazuara me SHBA mbeten pa përgjigje. Që nga inaugurimi i Presidentit Biden në janar, ai nuk ka pasur asnjë bisedë telefonike me presidentin turk.


