in

Kosova ia nis listën Shqipërisë, 60 mjekë kosovarë pranojnë të vaksinohen në Kukës

Ministria e Shëndetësisë njofton publikun se e ka informuar Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë me një liste prej rreth 60 profesionistëve shëndetësorë nga Kosova, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për t’u vaksinuar vullnetarisht kundër COVID-19 në Kukës të Shqipërisë.

Kjo listë është hartuar nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitare të Kosovës, bazuar në shprehjen e gatishmërisë së Shqipërisë për të ndihmuar në vaksinimin e një numri të profesionistëve shëndetësorë nga Kosova, kryesisht nga shërbimet e vijës së parë në luftën kundër COVID-19.

Ministri Zemaj e ka informuar homologen e tij, ministren Ogerta Manastirliu për listën e vullnetarëve për vaksinim dhe në koordinim midis autoriteteve të dy shteteve, do ta bëhet edhe aranzhimi i aspekteve logjistike dhe vaksinimi i tyre.

Ndërkohë, do të pranohen edhe vullnetarë të tjerë, të cilët shprehin interesim për vaksinim brenda numrit të ofruar të dozave për profesionistët nga Kosova, derisa procesi të fillojë edhe në Kosovë.

 

 

Lini një Përgjigje

Kurti e Osmani takohen me Abdixhikun

Shaip Kamberi i përgjigjet Vuçiqit në mënyrë epike