in

Nis protesta e transportuesve rrugorë të udhëtarëve

Ka filluar protesta e kompanive që ofrojnë shërbimin e transportit rrugor në Kosovë.

Nga lagjja Veterniku në Prishtinë ata e kanë nisur parakalimin nëpër qytet, e që sipas kryetarit të Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, janë mbi 150 autobusë pjesëmarrës në këtë protestë.

Pronarët e kompanive pjesëmarrëse në grevë, e cila filloi para dy ditësh, u kanë kërkuar falje qytetarëve, duke thënë se shpresojnë që Qeveria e Kosovës do të ketë konsiderate për ta marrë vendimin të cilin e premtoi për subvencionim, në mënyrë që ata t’i kthehen punës si më parë.

Lini një Përgjigje

Tahiri e ashpër ndaj Vuçiqit: Duket se të mungojnë bombardimet e NATO-s

Kurti e Osmani takohen me Abdixhikun