in

Në rrethana të dyshimta vdes ish-drejtori i Shëndetësisë në Deçan

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është plagosur në Strellc të Deçanit që i njëjti më pas ka vdekur.

Bëhet fjalë për Mustaf Hasanaj që ishte Drejtor i Shëndetësisë në Deçan për dy mandate.

Mëngjesi i sotëm ka qenë i kobshëm për familjen Hasanaj në Deçan, pasi Mustaf Hasanaj nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve.

Rastin për Telegrasfin e ka konfirmuar policia e Kosovës.

Edhe në Komunën e Deçanit ky lajm ka qenë shokues.

Drejtori i Administratës Jashar Dobraj thotë se i ndjeri njihej si njeri i ndershëm dhe i urtë.

“Me keqardhje iu shprehim ngushëllime të gjithë bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve të Komunës së Deçanit. Ka qenë një punëtorë i zëshëm, punëtorë pa fjalë, një punëtorë që askush nuk ka pasur ndonjë fjalë negative për të”.

Lini një Përgjigje

Deklarata historike e Bushit për Kosovën kthehet në instalacion në Tiranë

Qeveria miraton Raportin Vjetor Financiar për vitin 2020