in

Tolaj thotë se ka gabime në testime në Kosovë

Infektologu Ilir Tolaj ka vënë dyshime mbi rastet që janë paraqitur për herë të dytë të sëmurë nga Covid-19.

Ai thotë se ka pasur gabime në teste herën e parë dhe kjo është dëshmuar. Ai po ashtu thotë se Kosova nuk mund të jetë rast i veçantë në botë me përsëritje kaq të shpeshtë të rasteve me Covid-19.

“Personat që e kanë kaluar Covidin, janë të mbrojtur”, thotë ai.

“Duhet të tregohemi real. Kemi pasur rastin me disa futbollistë që kanë dalë jashtë e u kanë dalë gabim testet, pra ka pasur gabime të mëdha në teste. Ka gabime dhe njerëzit mund të mos kenë pasur fare virusin. 40 raste janë në të gjithë botën të raportuara që është kthyer virusi. Të themi që 10 ose më shumë janë vetën në Kosovë është e padrejtë dhe jo e vërtetë. Njerëzit mund të kenë pasur gabime në teste ose edhe kanë marrë pushim nga puna e janë paraqitur sikur pozitiv”, shtoi Tolaj në T7.

Ndërkohë drejtori i Infektives Izet Sadiku ka thënë se ky mendim i Tolajt nuk është i vërtetë dhe nuk është pajtuar me të.

Lini një Përgjigje

BE-ja pret lansimin e ALPEX-it dhe bashkimin e tregut të Kosovës me atë të Shqipërisë

Këta pritet të jenë disa nga ministrat e Qeverisë Kurti 2