in

Zemaj kërkon nga Izraeli sigurimin e vaksinave anti-COVID

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, ka pasur sot një takim virtual me ministrin e Shëndetësisë të Izraelit, z. Zuli Edelstein, me të cilin ka biseduar për situatën e pandemisë, luftimin dhe parandalimin virusit si dhe angazhimin në sigurimin e vaksinave anti-Covid.

Këtë komunikatë ministri Zemaj e ka postuar në rrjetin social Facebook.

“Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme takimi virtual me Ministrin e Shëndetësisë së Izraelit, z. Yuli Edelstein të diskutoja për gjendjen e pandemisë në shtetin tonë, përkushtimin, të arriturat dhe sfidat tona si dhe bashkëpunimin në mes të dy vendeve në sektorin e shëndetësisë.

Republika e Kosovës është e bekuar me miqësinë e popullit dhe shtetit të Izraelit, i cili ishte përkrah qytetarëve tanë në kohën kur na kanosej ekzistenca, ashtu sikur që ne mbajtëm besën në kohët e vështira kur kombet tjera ishin të pabesë ndaj tyre.

Andaj, edhe sot, brengat tona i trajtuam në pajtim me situatën e pandemisë, luftimin dhe parandalimin virusit si dhe angazhimin tonë në sigurimin e vaksinave anti Covid.

Bashkëpunimi do të jetë i plotë, andaj edhe shpreha falënderim për Ministrin, z. Yuli Edelstein për këtë gatishmëri”, ka shkruar Zemaj.

Lini një Përgjigje

Lansohet projekti “E-Shëndetësia”

Serwer: ShBA-ja ta bindë Rusinë për anëtarësimin e Kosovës në OKB