Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj, takoi të martën kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Skender Çoçaj dhe kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Jetish Maloku, dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Tema e diskutimit ishte Ligji për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve dhe bashkëbiseduesit theksuan se ky ligj ka avancuar tutje aspektin e llogaridhënies nga gjyqtarët dhe prokurorët.
Në këtë diskutim u fol edhe për rolin që Ligji për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve ia jep Avokatit të Popullit, si dhe fakti që çfarë statusi ka Avokati i Popullit në procedura të shkeljeve të pretenduara ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.


