in

Shkon për të votuar, ministri holandez nuk lejohet pasi i kishte kaluar afati i pasaportës

Ministri i Shëndetësisë në Holandë, Hugo de Jonge, nuk është lejuar të votojë, pasi është paraqitur në qendrën e votimit me pasaportë të skaduar.

Reuters shkruan se Joge, i cili këto kohë është angazhuar së tepërmi në përballimin e COVID-19, ka tentuar të votojë në një qendër të votimit në qytetin e Roterdamit.

“Një këshillë: Merrni me vete dokumentet e sakta, jo të skuadra”, ka shkruar ministri në Twitter.

Sot është dita e tretë dhe e fundit e ushtrimit të votës në Holandë, ku vlen për t’u theksuar se këto janë zgjedhjet parlamentare.

Lini një Përgjigje

709 raste infektimi me Covid në 24 orët e fundit, 8 viktima

Biden për Putinin: E njoh mirë, është njeri pa shpirt – është vrasës