Shkruan: Ahmet Asani
▪︎Jemi pasardhës të pellazgo-ilireve të cilet sunduan ballkanin e gjithë Iirikumin, por lejuan që sllavet e karpateve t’i merrnin fushat e luginat, e sot këtë punë nuk ua shpjegojmë botës e as vetvetes!▪︎
Jemi pasardhes te pellazgo-ilirëve te cilëve grekët ua morrën gjuhen e kulturën, e per kete punë as Shqiperisê e as Kosoves nuk i bahet vonë!
▪︎Kemi njerëz të ditur si prof. Mathieu Aref (Arif Mati) që botës i kanë treguar se se Zotërat dhe gjuha e vjeter greke, janë të paraardhësve tanë pellazgo-ilir, por që dijetarin e madh Arif Mati nuk e afron e pranon as Tirana e as Prishtina!
▪︎Ne jemi ata që as aftësite, as dijen e as punën nuk ja pranojmë ma të zotit!
▪︎Ne jemi ata qe nuk kemi ligj me të cilin mbrohen figurat historike që i dhanë më së shumti Shqiptarisë!
▪︎Ne jemi ata, që, kur ishte sundonte komunizmi, harruam kombin dhe Zotin, u bëmë ma rus se vet rusët!
▪︎Ne jemi ata, që tani që nuk është më komunizmi, i kemi lanë anash vlerat kombëtare dhe duam ta mbushim Evropën me objekteve fetare!
▪︎Ne jemi ata që për ruajtjen e gjuhës, kulturës, traditave e vlerave kombëtare nuk i japim pesë pare!
▪︎ Ne jemi ata që nuk e kemi askund në botë një Qender Kulturore Kombëtare!


