in

Vjosa Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të Luksemburgut

U.d. së Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë nga Ambasada e Luksemburgut në Kosovë, znj. Natacha Gomes. 

Ajo e ka uruar u.d. Presidenten Osmani për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe është shprehur e kënaqur me inicimin e procedurave për konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve, duke potencuar rëndësinë e krijimit të tyre në funksion të stabilitetit institucional dhe qeverisjes së mirë.

Në këtë takim, znj. Gomes ka shprehur gatishmërinë e shtetit të saj për të vazhduar partneritetin mes Luksemburgut dhe Republikës së Kosovës, duke e avancuar edhe më tej bashkëpunimin ndërmjet të të dy shteteve.

Nga ana tjetër, u.d. Presidentja Osmani ka falënderuar Luksemburgun për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës, sidomos në fushën e shëndetësisë.

U.d. Presidentja ka theksuar domosdoshmërinë e menaxhimit dhe luftimit të pandemisë, duke kërkuar që Republika e Kosovës të përkrahet në sigurimin sa më të shpejtë të vaksinës anti-COVID.

Znj. Osmani, po ashtu ka konfirmuar përkushtimin e saj për të rritur nivelin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm me shtetin e Luksemburgut, duke theksuar se Republika e Kosovës do të jetë partner i besueshëm që synon edhe më tej thellimin e raporteve me Luksemburgun në të gjitha fushat

 

Lini një Përgjigje

Hoti sqaron për ndarjet dhe modalitetet buxhetore

Abdixhiku priti në takim Ambasadorin Abbott