in

Kërkohet suspendimi i kryeprokurorit të Prishtinës dhe prokurorit në rastin e gruas që u vra në Prishtinë

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) po kërkojnë suspendimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore dhe prokurorit në rastin Sebahate Sopit. Sipas tyre, këto institucione nuk kanë përmbushur obligimet ligjore në rastet ku cenohet integriteti i grave tek veprat penale të dhunës në familje. Për më tepër, IKD dhe RrGK po thonë se këto institucionet kanë bërë shkelje të së drejtës elementare për jetë.

Të dy këto organizata kanë reaguar ndaj neglizhencës që sipas tyre ka treguar Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës ne rastin e Sebahate Sopit.

KD dhe (RrKK), kanë publikuar gjetjet preliminare të hulumtimit të rastit të vrasjes së Sebahate Sopit: “Shteti me mos veprim, privon nga jeta Sebahate Sopin”.

Ehat Miftaraj nga IKD tha se me kushtetutë e drejta për jetë është elementare dhe duhet të garantohet nga shteti, por që një gjë e tillë nuk është përfillur në rastin e Sopit.

Lini një Përgjigje

Kurti pritet ta propozojë vajzën e Jusuf Gërvallës për kryediplomate

8 humbje jete dhe 709 raste me COVID-19