in

Ambasadorja e Kosovës në Izrael merr kartelën diplomatike

E ngarkuara me punë e Kosovës në Izrael Ines Demiri, ka marrë kartelën diplomatike të këtij vendi.Kjo u bë e ditur nga shefi i Protokollit të Ministrisë së Jashtme izraelite Gil Haskel i cili i ka dorëzuar kartelën Demirit, duke i uruar asaj mirëseardhje.“Isha i nderuar t’i dorëzohej Ines Demirit kartelën diplomatike të Izrealit, si Shefe e parë i Misionit të Ambasadës së parë të Republikës së Kosovës në Jerusalem, Izrael. Mirë se vini Ines!!! Mirë se vini Kosovë!!’.Dje edhe zyrtarisht është hapur Ambasada e Kosovës e cila do të gjendet në Jerusalem.Hapja ka ardhur si rezultat i “Marrëveshjes së Washingtonit”, e cila u nënshkrua më 4 shtator, ku u bë edhe njohja reciproke mes dy vendeve.Muajin e kaluar Kosova dhe Izraeli vendosën edhe marrëdhënie diplomatike.

Lini një Përgjigje

Qeveria Hoti realizoi vetëm 42% të planit një vjeçar të punës

OBSH-ja rekomandon përdorimin e vaksinës AstraZeneca