in

Davutoglus po i digjet zemra nga pikellimi për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem

Kosova, ky vend i zemrës sonë, ka njohur Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit dhe hapi ambasadë atje.

Reagimet nga Turqia rreth hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem nuk kanë të ndaluar. Pas Ministrisë së Jashtme turke, ka reaguar edhe ish-kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, që tash drejton partinë opozitare “Gelecek Partisi”.

Në një kongres të partisë në Fatih, Davutoglu, dikur bashkëpunëtor i afërt i Presidentit Recep Tayyip Erdogan, ka folur rreth hapjes zyrtare të ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Lideri opozitar e ka cilësuar këtë hap të autoriteteve kosovare si lajm të hidhur.

Kundërshtari i Erdogan ka thënë se po i digjet zemra për shkak të këtij vendimi. Tutje në fjalimin e tij ish-kryeministri e ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, ka kritikuar Erdoganin për politikë jo aktive në Ballkan.

“Sot po e përjetojmë edhe një ngjarje dëshpëruese. Kosova, ky vend i zemrës sonë, u bë vendi i parë mysliman që ka njohur Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit dhe që hapi ambasadë atje. A nuk është koha të pyesim? Nëse edhe në Kosovë nuk ju shkon zëri, pse po uleni ende në Ankara? Pse nuk po arrini t’ia shpjegoni Kosovës hallin tuaj?

Lini një Përgjigje

OBSH e bindur se nuk ka prova për probleme nga AstraZeneca

SHBA-ja bën thirrje për fuqizimin e lidhjeve me Japoninë