in

Hoxhaj: Nuk do të ketë shkarkim të Këshillit Drejtues të PDK-së

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nuk planifikohet që të shkarkohet Këshilli Drejtues i PDK-së në mbledhjen e thirrur nga kjo parti.

“Këshilli drejtues i PDK-së, do të bisedoi për rezultatin zgjedhorë të 14 shkurtit, kemi pas disa mbledhje me kryesinë, dhe kemi biseduar me disa degë. Së pari do të bisedohet për rezultatin zgjedhorë, së dyti do të bisedojmë për sjelljen tonë si opozitë, do ta trajtojmë çështjen e zgjedhjes së Presidentit, cili do të jetë qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës, si dhe duhet të kemi një plan veprimi se farë do të bëjë Partia Demokratike në të ardhme, për një reformë e cila duhet të ndodhë, një hapje, një ndryshim, dhe këto janë gjerat që mund të bisedohen në këshillin drejtues” tha Hoxhaj.

Hoxhaj po ashtu ka theksuar se nuk do të ketë shkarkim të këshillit drejtues të PDK-së.

“Absolutisht jo, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë”, theksoi Hoxhaj, në Prime Time në Kanal 10.

Hoxhaj tregon se çfarë bisedoi me Kurtin dhe Osmanin

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka treguar se çfarë ka folur sot në takimin e ftuar nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

“Ne kemi shkuar në atë takim me qëndrime dhe përmbajtje të qarta. Nuk ka qenë ideja jonë që të marrim pjesë saqë vetëm të takohemi me z.Kurti dhe znj.Osmani se ne e njohim njëri-tjetrin dhe e dimë se kush për çfarë qëndrojmë”, thotë Hoxhaj.

“Ne kemi shkuar në atë takim që t’i shtrojmë këto 10 qëndrimet që i kemi bërë publike. Atmosfera ka qenë korrekte”, theksoi ai në Kanal10.

Por çka kërkuan Kurti dhe Osmani të cilët thirrën këtë takim?

“Fillimisht ishte një qasje ku ne nuk e dinim pse na kanë ftuar, se folshin me terma të përgjithshëm, deri sa iu thashë hyni në temë për çfarë na keni ftuar, dhe mandej kërkuan që të ketë kontribut nga PDK-ja për të qenë pjesë e tri seancave për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, Qeverisë, dhe të Presidentit, dhe po ashtu i ngritën çështjet e politikës së jashtme në fushën e arsimit, në fushën e pandemisë”, tha Hoxhaj.

Ndryshe PDK i ka dorëzuar 10 kërkesa për Kurtin.

Lini një Përgjigje

Pas skandalit me kasafortën e Presidencës shkarkohet Driton Gashi

Shëndetësia shkeli të drejtat dhe liritë e njeriut gjatë pandemisë