in

Nis vaksinimi i mjekëve të Kosovës në Kukës

Në Qendrën Rajonale të Telemjekësisë në Kukës të hënën ka filluar vaksinimi kundër koronavirusit me kurën e Astra Zeneca.

Pas personelit mjekësor që u imunizua gjatë javëve të kaluara, nga kjo e hënë ka filluar vaksinimi i mësimdhënësve shqiptarë.

Por krahas këtyre, kryeministri shqiptar ka bërë thirrje që të gjithë mjekët kosovarë të shkojnë në Kukës për t’u vaksinuar meqë kontrata e blerjes së vaksinës nuk lejon dhurimin e saj si donacion për Kosovë.

Kjo u bë e ditur edhe për Klan Kosova, kur të hënën një ekip i televizionit qëndroi në Spitalin e Kukësit, ku edhe vazhdoi vaksinimi anti COVID-19 me ilaçin që në shtetin shqiptar arriti nga Suedia.

Lini një Përgjigje

Kurti: Në dialogun me Serbinë çështja e të pagjeturve nuk e ka marrë vëmendjen e duhur

Detaje të reja të rastit tragjik të ish-çiftit Sopa