Seanca e re për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit, do të mbahet më 22 mars (e hënë), duke filluar në orën 10:00.
U.d. së Presidentes, Vjosa Osmani, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, ka caktuar për datën 22 mars (e hënë) seancën konstituive të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kjo seancë do të mbahet në orën 10:00, teksa përgatitjet për mbajtjen e saj do të kryhen konform procedurave në fuqi.


