Kështu, kosovarët që duan të udhëtojnë drejt Turqisë përmes rrugëve ajrore, nga mesi i këtij muaji, janë të obliguar që të plotësojnë një formular brenda 72 orëve para fluturimit.
Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Stamboll ka publikuar njoftimin duke dhënë detaje.
“Në përputhje me vendimet e marra nga autoritetet turke, duke filluar nga data 15 mars 2021, çdo person që udhëton për në Republikën e Turqisë përmes rrugëve ajrore është i obliguar që brenda 72 orëve para fluturimit të plotësojë formularin për hyrje në Turqi në adresën: “https://register.health.gov.tr/”.”, thuhet në njoftim.
Formulari kërkon të dhënat tuaja personale, përfshirë adresat e kontaktit.


