in

Rugova: Kryesia e deritashme ia humbi 48% të elektoratit LDK-së

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, përgjatë kohës sa ka folur për zgjedhjet e brendshme të 14 marsit të këtij subjekti politik, ka pasur një porosi për katër kandidatët që ia mësyjnë postit të kryetarit.

Rugova, i ftuar në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 ka kërkuar që të bëhet një garë e ndershme, sepse përndryshe do të ndeshet me kandidatët, shkruan Gazeta Express.

“Kushdo që tenton që të zgjidhet me pazare tavoline, pa kuti, do të ndeshet me delegatët. Shefat e partisë nuk i pyet askush. Dofarë gjeneralë para 14 shkurtit që i thojshin vetit, nuk i pyet askush”, deklaroi ai.

Tutje, ai tha se kryesia e deritanishme e LDK-së ia ka humbur një përqindje të konsiderueshme LDK-së.

“Ky lidership ia ka humbur 48% elektoratit të LDK-së, prandaj duhet një lider karizmatik e unifikues që mbështetet nga e djathta tradicionale dhe shpirti i LDK-së. Unë dua të besoj që këta njerëz që kanë marrë guximin të kandidojnë për LDK, duhet ta kenë parasysh se LDK është një organizatë e madhe, vështirë e menaxhueshme”, deklaroi ai.

Lini një Përgjigje

106-vjetori i lindjes së akademik Mahir Domit

Njoftim me rëndësi për kosovarët që ia mësyjnë Turqisë pas 15 marsit