Bordi i përkohshëm i ndërmarrjes publike “Infrakos”, ka emëruar Hysen Nikqin si kryeshef ekzekutiv nëpërmjet një konkursi.
Për këtë kanë reaguar ambasada e Britanisë së Madhe dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik të cilët kanë kërkuar që ky proces të anulohet, njofton Klan Kosova.
Kryetari i bordit të përkohshëm, Brahim Selimaj, thotë se zgjedhja e kryeshefit ekzekutiv është bërë për të mirën e ndërmarrjes dhe se nuk do të tërheqin vendimin e marrë.


