Kryeministri Abdullah Hoti, në mbledhjen e Komitetit për COVID, potencoi edhe njëherë qëndrimin e Qeverisë së Kosovës, se Kosova nuk hyn në lojëra për ta marrë vaksinat që vijnë nga vendet e dyshimta. Ai aludoi në këtë rast për vaksinën ruse Sputnik V dhe atë kineze.
Ditë më parë edhe Ministri I Shëndetësisë Armend Zemaj, ka deklaruar se “megjithëse gjendja me COVID në Kosovë nuk është e lehtë, Kosova nuk do ta marrë kurrë vaksinën ruse”.
Edhe Agjencia Evropiane e Barnave, ka bërë thirrje për vendet anëtare të BE-së, që mos ta pranojnë me vendim kombëtar vaksinën ruse.


